Erion Veliaj del pas 7 orësh nga SPAK: Isha si bashkëpunëtor, hetuesit më kërkuan të mos flas!

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka dalë nga Prokuroria e Posaçme pas 7 orësh, por nuk ka folur gjatë për mediat. AI ka thënë se hetuesit i kanë kërkuar që në respekt të hetimeve të mos tregojë se çfarë ka deklaruar dhe për çfarë është pyetur.

Veliaj është pyetur për rolin e tij në aferën e inceneratorit të Tiranës. Në momentin kur gazetarët nisën ta pyesnin, ai tha se duhet të shkonte në mbledhjen e Këshillit Bashkia, e cila po mbahet në fakt online.

"Do doja të falenderoja kolegët e SPAK, mbas këtij takimi më ka rritur bindjen se është krijuar një institucion serioz. E vetmja gjë që ne mund të bëjmë, është t'i forcojmë institucionet. Unë isha këtu si bashkëpunëtor. Patëm një ezaurim total të çështjes së inceneratorëve.

U thanë dhe disa detaje të tjera, të dy kolegët hetues më kanë kërkuar që për çështje të sekretit hetimor që të mos i ndaj me gazetarët. DO jetë pjesë e zbardhjes së dëshmisë time.

Ndihem më i lehtësuar, që pata dhe unë mundësinë të them fjalën time. Armiqtë e mi ndihen më të lehtësuar. Unë respektoj ata që më kanë zgjedhur, tani ka filluar mbledhja e Këshillit Bashkiak, mirupafshim", u shpreh shkurtimisht kryebashkiaku Erion Veliaj pas 7 orësh në SPAK.

Comments

Popular posts from this blog

"I dogji rrobat Almës dhe fshiu të gjitha bisedat"/ Gazetarja zbulon detaje nga tragjedia në Shkodër: Erdgysi i dërgoi një mesazh kunatës...

Historia e panjohur dhe tragjike e vrasjes me tank të dy shokëve nga Shkodra në 1983