Arrestohet aktori Gerard Depardieu/ 75-vjeçari akuzohet për ngacmim seksual

Policia Franceze arrestoi këtë të hënë aktorin e mirënjour Gerard Depardieu dhe e dërgoi atë në qelitë e paraburgimit për tu marrë në pyetje pasi dy gra e paditën atë për sulm seksual ndaj tyre.

Rastet janë nga viti 2021 dhe viti 2014 dhe sipas asaj që shkruajnë mediat franceze sulmet seksuale qe aktori dyshohet se ka kryer kanë ndodhur në sheshxhirim.

Një prej grave që e ka paditur Gerard Depardieu pretendon se u sulmua nga aktori në shtator të 2021-it, gjatë xhirimeve të filmit “Les Volets Verts”, ku ai kishte ushtruar dhunë dhe fjalor aspak të përshtatshëm ndaj saj.

Ndërsa paditësja e dytë pretendon se është sulmuar seksualisht nga aktori në mars të 2014-ës, gjatë xhirimeve të filmit “Le Magicien et les siamois” kur paditësja ishte duke punuar si asistente prodhimi .

Aktori 75 vjecar I cili ka luajtu në më shumë se 200 filma është akuzuar disa herë nga gra të ndryshme për përdhunim dhe për këtë arsye në vitin 2020 ai u detyrua që të ndërpresë karrierën e tij.

Gerard Depardieu eshte I njohur në të gjithë botën për rolet e tij në filma si “Green Card”, “The man in the Iron Mask” apo edhe ne filmin “Life of Pi”./abcnews.al

Comments

Popular posts from this blog

"I dogji rrobat Almës dhe fshiu të gjitha bisedat"/ Gazetarja zbulon detaje nga tragjedia në Shkodër: Erdgysi i dërgoi një mesazh kunatës...

Historia e panjohur dhe tragjike e vrasjes me tank të dy shokëve nga Shkodra në 1983