A fshihen Genc Ruli dhe Bode pas kartelit financiar FED Invest që po shkatërron bujqësinë me fajde me interesa të larta dhe cili është burimi i parave?!
Me qendër te Pazari i Ri në Tiranë, FED Invest dyshohet se përfaqëson pazaret e vjetra dhe të reja të ish pushtetarëve, duke rrjepur fermerët shqiptarë me kredi me interesa të larta, të fshehura dhe që dalin rrugës, thithjen dhe përvetësimin e parave të taksapaguesve evropianë, pastrim të dyshuar parash, rroga jashtë realitetit dhe luks.
Me kapital prej 1 mijë lekësh, Belesh, me emër të ndryshuat më pas në Fed Invest, është kthyer në një perandori të heshtur finaciare, çka ngre dyshime të forta për burimin e parave të investimit fillestar si dhe aktivitetin në vijim.
Karteli finaciar nisi si një kërpudhë në vitin 2002, duke shpërthyer gjatë kohës kur Ridvan Bode ishte kryefinancier i qeverisë Berisha 2005-2013, Genc Ruli ishte ministër i Ekonomisë dhe më pas Bujqësisë 2005-2009 si dhe kur Ardian Fullani ishte Guvernator i Bankës së Shqipërisë. Pra tre figura monumente të abuzimit, afera korruptive dhe pandëshkueshmërisë në Shqipëri.
Në 2017 hyn në lojë edhe pasuesi i Fullanit, Gent Sejko, bosi i mikrokredive, në bashkëpunim me bashkëshorten e tij që shet kredi të këqija, kunatin me kompani mikrokredie dhe një çetë të organizuar, e cila ka zhvatur rreth 100 mijë shqiptarë.
Sejko e ktheu Fed Invest në një bankë të mirëfillt, duke i dhënë leje për të ushtruar veprimtari financiare të tjera si të gjitha shërbimet e pagesave dhe transferimit te parave, këmbim valutor, qira finaciare dhe sherbime të tjera financiare.
Në letra, pronarët e Fed Invest janë Namik Zeneli, Zana Konini, Hasan Shehu, Mehdi Pepa, Valentin Gocaj, Xhevdet Kapaj dhe Zyjdi Boja.
Personazhet kyç në këtë oktapod financiar janë kryetarja e bordit Zana Konini dhe administratori Perlat Sulaj.
Zana Konini, një lidhje e kamufluar e Genc Rulit dhe Bodes, fillimisht përkthyese i misioneve të Bankës Botërore në Shqipëri, ka qarkulluar dhjetëra milionë euro gjatë tre dekadave të fundit nga fondet ndërkombëtare për bujqësinë.
Pasuria e saj ka një vlerë disa milionë euro, për të cilën do të flasim në vijim.
Perlat Sulaj, CEO i amalgamës financiare, krahu i djathtë i Zana Koninit, është dora që kanalizon fondet nëpër xhepa, duke përfshirë edhe disa kompani të tjera për kamuflim.
Kupola e oktapodit financiar ka paga marramendëse jashtë realitetit shqiptar, madje edhe mbi standardin e Zvicrës. Ka shumë arsye që bujqësia e Shqipërisë është me qesharakja dhe e degraduar në kontinentin Evropian, por Fed Invest mund të jetë një prej tyre. Vijon…
Demaskime
Comments
Post a Comment