Zgjedhjet në Turqi/ Opozita shpall fitoren, Erdogan pranon humbjen: Nuk është fundi jonë!

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan ka marrë një goditje të rëndë në zgjedhjet lokale kombëtare që u mbajtën këtë të dielë. Teksa janë numëruar më shumë se gjysmat e votave, opozita është duke fituar në Stamboll, Ankara dhe disa prej qyteve kryesore në vend.

Turqit rikonfirmuan opozitën si forcë politike dhe forcuan pozicionin e kryebashkiakut të Stambollit, Ekrem Imamoglu si rivalin kryesor të presidentit në të ardhmen. Erdogan dështon kështu për herë të dytë të fitojë qytetin ku u rrit dhe u zgjodh kryebashkiak, duke i dhënë një goditje popullaritetit të tij në mandatin e tretë presidencial.

Kur janë numëruar 79.77 % e kutive të votimit në Stamboll, qyteti më i madh i Evropës me më shumë se 16 milionë banorë, Imamoglu, që e fitoi për herë të parë qytetin në 2019-ën, kishte 50.53 për qind mbështetje krahasuar me 40.73 për qind për sfiduesin e AKP-së Murat Kurum, një biznesmen dhe ish-ministër në qeverinë e presidentit Erdogan.

Mbështetësit e opozitës në Stamboll, u mblodhën jashtë  ndërtesës qendrore të bashkisë. Ata valëvitën flamuj turq dhe pankarta që tregonin foton e zotit Imamoglu së bashku me babanë themelues të Turqisë Kemal Ataturk.

“Në Turqi të gjithë qytetarët pranonin se po jetonin jashtë demokracisë dhe këtu fiton sërish demokracia. Nesër e ardhmja e Turqisë do të jetë me diell dhe e ndritur. Gjithçka do të jetë në rregull. Besimi që qytetarët tanë kanë ndaj nesh, u vërtetua.”, tha Imamoglu.

Comments

Popular posts from this blog

"I dogji rrobat Almës dhe fshiu të gjitha bisedat"/ Gazetarja zbulon detaje nga tragjedia në Shkodër: Erdgysi i dërgoi një mesazh kunatës...

Historia e panjohur dhe tragjike e vrasjes me tank të dy shokëve nga Shkodra në 1983

E trishtë, ndërron jetë në aksident Ildi Pajtoni