Shtëpia muze e familjes së Nënë Terezës në Shkodër e harruar nga institucionet

Ndodhet në rrugicat karakteristike të Shkodrës, në zemër të saj, në Gjuhadol.

Kjo është banesa ku familja e Nënë Terezës jetoi 1 vit nga 1932-shi në 1933-shin.

Besohet se familjen e vizitoi edhe Gonxhe Bojaxhi kur ishte 17 vjeç.

Ky mendohet se është dhe shtrati ku ka fjetur Nënë Tereza.

Ndonëse ka 1 dekadë që kjo shtëpi është kthyer në muze, të paktë janë ata që e njohin.

Zhgënjimi nga institucionet për promovimin e shtëpisë-muze vërehet dhe në fjalët e Tonin Prelës, pronarit të banesës.

“Është kënaqësi e madhe kur hap këtë derë. Vijnë pelegrinë të rrallë se nuk kanë djeni ku është kjo shtëpi. Nuk dinë as në kë zyrë të shkojnë që të ketë reklamim që në këtë lagje është shtëpia që ka jetuar familja e Nënë Terezës. Ndoshta dhe prej kësaj vijnë më pak turistë”, tha Tonin Prela, pronari i banesës.

Ai kërkon që kjo shtëpi të jetë pjesë e guidave turistike.

Kjo banese ndonëse mbart vlera të mëdha shpirtërore, por edhe të trashëgimisë kulturore fatkeqësisht është harruar nga institucionet. Për të kujdeset vetëm pronari i saj.


Comments

Popular posts from this blog

"I dogji rrobat Almës dhe fshiu të gjitha bisedat"/ Gazetarja zbulon detaje nga tragjedia në Shkodër: Erdgysi i dërgoi një mesazh kunatës...

Historia e panjohur dhe tragjike e vrasjes me tank të dy shokëve nga Shkodra në 1983

E trishtë, ndërron jetë në aksident Ildi Pajtoni