Zgjedhjet në Turqi/ Opozita shpall fitoren, Erdogan pranon humbjen: Nuk është fundi jonë!
Presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan ka marrë një goditje të rëndë në zgjedhjet lokale kombëtare që u mbajtën këtë të dielë. Teksa janë numëruar më shumë se gjysmat e votave, opozita është duke fituar në Stamboll, Ankara dhe disa prej qyteve kryesore në vend. Turqit rikonfirmuan opozitën si forcë politike dhe forcuan pozicionin e kryebashkiakut të Stambollit, Ekrem Imamoglu si rivalin kryesor të presidentit në të ardhmen. Erdogan dështon kështu për herë të dytë të fitojë qytetin ku u rrit dhe u zgjodh kryebashkiak, duke i dhënë një goditje popullaritetit të tij në mandatin e tretë presidencial. Kur janë numëruar 79.77 % e kutive të votimit në Stamboll, qyteti më i madh i Evropës me më shumë se 16 milionë banorë, Imamoglu, që e fitoi për herë të parë qytetin në 2019-ën, kishte 50.53 për qind mbështetje krahasuar me 40.73 për qind për sfiduesin e AKP-së Murat Kurum, një biznesmen dhe ish-ministër në qeverinë e presidentit Erdogan. Mbështetësit e opozitës në Stamboll, u mblodhën jashtë