Zi në familjen e Vangjel Tavos, vajza e ish-deputetit ndërron jetë në lule të rinisë

Humbje e madhe në familjen e ish-deputetit, Vangjel Tavo.

Ish-deputeti ka njoftuar ndarjen nga jeta të vajzës së tij, Eva, nëpërmjet një postimi të ndjerë në rrjetin social, Facebook,.

“Këto janë fjalët më të vështira që shkruaj në jetën time”, kështu e ka nisur lajmin e hidhur ish-deputeti, i cili thotë se e bija u shua në kulmin e rinisë, në moshën më të bukur.

Tavo bën me dije se varrimi do të bëhet ditën e enjte, datë 30 nëntor, ora 11:00 në Jorgucat, Gjirokastër.

“Këto janë fjalët më të vështira që shkruaj në jetën time. Vajza ime e madhe Eva u nda nga jeta në kulmin e rinisë, në moshën më të bukur, siç ishte edhe vetë ajo. Varrimi bëhet ditën e enjte, datë 30 nëntor, ora 11:00 në Jorgucat, Gjirokastër. Vangjel Tavo“, ka shkruar ish-deputeti në Facebook.

Comments

Popular posts from this blog

"I dogji rrobat Almës dhe fshiu të gjitha bisedat"/ Gazetarja zbulon detaje nga tragjedia në Shkodër: Erdgysi i dërgoi një mesazh kunatës...

Historia e panjohur dhe tragjike e vrasjes me tank të dy shokëve nga Shkodra në 1983