Nis rehabilitmi i pallateve në “Rus”/ Po punohet për transformimin e fasadave të pallateve në sheshin “Hafiz Sabri Koçi”
Puna për rikonstruksionin e fasadave të pallateve në qytetin e Shkodrës po vijon .Krahas rikonstruksionit që po bëhet në hyrje të qytetit në bulevardin “Zogu i Parë” , prej disa ditësh po punohet edhe në sheshin “Hafiz Sabri Koci” në lagjen “ Rus” ku po rehabilitohen tre pallate.Qytetarët i vlerësojnë këto punime ndërsa kërkojnë që të ndërhyhet edhe në pallate të tjera në qytet
Investimi parashikon sistemimin e tarracave, ku përfshihen të gjitha punimet për çmontimin e depozitave ekzistuese dhe hidroizolimin gjithashtu sistemimin dhe kullimin e ujërave të shiut, veshjen e fasadës me sistem kapot, veshje me polisterol, kornizim dritaresh dhe bojatisje.Punimet do të kryhen 100% me buxhetin e shtetit për një periudhë kohore 12 mujore.Nga ky investim do të ndërhyhet në 9 pallate në rrugën “Europa”, dhe 46 të tjera në Bulevardin “Zogu I”.
Comments
Post a Comment