FOTO: Ky është 30 vjeçari që u mor peng për paratë e kokainës në Angli

Blerim Hanku, personi që shikoni në fotografinë e mësipërme, është 30 vjeçari nga Durrësi që u mor peng nga tre të rinj nga Tirana. Shkak është bërë një borxh prej 6,000 paundësh kur Hanku dhe një nga personat që e mori peng ndodheshin në burg në Angli.

Shërbimet e Policisë së Durrësit kishin marrë informacion se tre shtetas kishin marrë peng një 30 vjeçar dhe po lëviznin në zonën e plazhit, në drejtim të Shkozetit me automjet. Menjëherë, efektivët kanë organizuar punën dhe falë reagimit në kohë kanë lokalizuar dhe ndaluar automjetin e dyshuar.

Nga kontrolli rezultoi se në automjet ndodheshin 4 shtetas, njëri nga të cilët ishte i marrë peng nga Iljaz Kotorja, Geri Cani dhe Jurgen Delia.

Këta tre shtetas po e kërcënonin Blerim Hankun për t’iu dhënë shumën 6,000 paund, të cilën Iljaz Kotorja pretendonte se ia kishte detyrim 30 vjeçari, për një çështje droge në kohën kur të dy këta shtetas kryenin dënimin për narkotikë në shtetin britanik, në të njëjtën qeli burgu.

Historia e drogës në Angli dhe pengmarrja në Durrës

Sipas Policisë britanike, Blerim Hanku rezulton se është arrestuar një vit më parë në shtetin britanik dhe është dënuar me tre vite e shtatë muaj burg për akuza që lidhen me furnizimin dhe shitjen e drogës, kryesisht kokainë të klasit të lartë.

Kur oficerët kanë shkuar në shtëpinë e tij, kanë gjetur pako “me pluhur të bardhë” të cilat më vonë kanë rezultuar se ishin kokainë e klasit A. Policia sekuestroi kokainë me vlerë më shumë se 3,670 paund dhe më 24 Qershor 2022, Blerim Hanku është dënuar me burg.

Është e paqartë sesi ky shtetas ka dalë nga qelia dhe ka ardhur në Durrës, ku është marrë peng nga shoku i qelisë dhe dy shtetas të tjerë.

Megjithatë, ajo që dihet është se 30 vjeçari kishte dalë garant te pengmarrësi i tij Iljaz Kotorja, për një sasi droge që i është dhënë një personi të tretë. Kur ky i fundit nuk ka paguar paratë për lëndën narkotike, Iljaz Kotorja i ka kërkuar paratë garantuesit Blerim Hanku.

Borxhet për pazaret e drogës janë importuar në Shqipëri dhe në kushtet kur 27 vjeçari nga Paskuqani nuk ka marrë shumën prej 6,000 paundësh, ka marrë dy shokët dhe kanë marrë peng në makinën e tyre BMW X5 shtetasin Blerim Hanku.

Ka qenë ndërhyrja në kohë e Policisë së Durrësit dhe Forcave Shqiponja që ka parandaluar përshkallëzimin e mëtjeshëm të kësaj ngjarje dhe lirimin e 30 vjeçarit.

Comments

Popular posts from this blog

"I dogji rrobat Almës dhe fshiu të gjitha bisedat"/ Gazetarja zbulon detaje nga tragjedia në Shkodër: Erdgysi i dërgoi një mesazh kunatës...

Historia e panjohur dhe tragjike e vrasjes me tank të dy shokëve nga Shkodra në 1983