Dita botërore e kafshëve / Veterineri Sokol Malaj apelon qytetarët për më shumë kujdes ndaj tyre

Në Ditën Botërore të Kafshëve që është 4 tetori, veterinerët sensibilizojnë për më shumë kujdes ndaj tyre. Sipas veterinerit Sokol Malaj çdo vit njerëzit po ndërgjegjësohen për trajtimin dhe mirëmbajtjen e tyre.

Por si duhet të sillemi me kafshët shtëpiake, sidomos kush merr për herë të parë një qen apo mace.

Lidhur me shtimin e qenve endacak në rrugët e qytetit të Shkodrës veterineri Sokol Malaj thotë se duhet një vend i posacëm për grumbullimin , sterilizimin dhe vaksinimin  e tyre.

Dita Botërore e Kafshëve festohet çdo vit më 4 tetor, por fillet e saj janë nga 1931 në Firence të Italisë. Edhe pse shënohet kjo ditë dhe mbahen organizime, në vendin tonë ekzistojnë probleme të shumta me kafshët si, braktisja e tyre e pastaj edhe sulmet e tyre ndaj njerëzve.

Comments

Popular posts from this blog

"I dogji rrobat Almës dhe fshiu të gjitha bisedat"/ Gazetarja zbulon detaje nga tragjedia në Shkodër: Erdgysi i dërgoi një mesazh kunatës...

Historia e panjohur dhe tragjike e vrasjes me tank të dy shokëve nga Shkodra në 1983

E trishtë, ndërron jetë në aksident Ildi Pajtoni