Fshihej prej 30 vitesh, çfarë sekretesh mori në varr kumbari “djallëzor” i mafies siciliane, Matteo Messina Denaro
Matteo Messina Denaro, “kumbari i fundit” i mafies siciliane, i cili u akuzua për orkestrimin e disa prej krimeve më të tmerrshme të kryera nga Cosa Nostra, ka vdekur pas një sëmundjeje të gjatë.
Agjencia italiane e lajmeve Ansa raportoi vdekjen e tij gjatë natës të së dielës. Kryetari i bashkisë së qytetit qendror italian të L’Aquila, Pierluigi Biondi, konfirmoi vdekjen e Denaro në spital “pas një përkeqësimi të sëmundjes së tij”.Vdekja e tij “i jep fund një historie dhune dhe gjaku”, tha Biondi, duke falënderuar stafin e burgut dhe spitalit për “profesionalizmin dhe humanizmin e tyre”. Ishte “epilogu i një jete të jetuar pa pendim, një kapitull i dhimbshëm në historinë e fundit të kombit tonë”.
Në janar, 61-vjeçari Denaro, i cili fshihej që nga viti 1993, u arrestua në një klinikë private në Palermo, ku merrte periodikisht trajtim për një tumor, me pseudonimin Andrea Bonafede.
Comments
Post a Comment