Ylli Manjani shpërthen ndaj Ramës: Ti nuk e njeh turpin, medaljet për Fatos Nanon janë sa për sy e faqe

Ish-ministri Ylli Manjani ka bërë një reagim të fortë në llogarinë e tij, për nderimin që kryeministri Edi Rama njoftoi këtë të enjte për Fatos Nanon. Lideri historik i partisë Socialiste ndodhet prej ditësh i shtruar në spital për shkak të problemeve shëndetësore.

“Fatos Nano është i vetmi që krijoi një hapësirë debati dhe demokracie në parti dhe me gjerë në politikë. E pra arsye për t’u hakmarrë pas burgosjes politike që iu bë ai kishte me pashë. Por nuk zgjodhi hakmarrjen, përkundrazi i dha Partisë Socialiste demokracinë”, shkruan ai.

Manjani thotë se Edi Rama dhe Partia Socialiste nuk denjuan asnjëherë të vendosin Fatos Nanon në krye të shtetit shqiptar, pasi nuk kanë lënë njeri pa katapultuar në atë detyrë, veç liderit histori të socialistëve.

“Kjo sjellje është turpi i Partisë Socialiste, se Ed Rama nuk e njeh turpin. Tani këto medaljet e hipokrizisë dhe, lutjet sa për sy e faqe, nuk pijnë më ujë! Fatos Nano meriton më shumë sesa medalje hipokrizie”, vijon Ylli Manjani.

Shënimi i plotë i ish-ministrit:


Edi Rama dhe Partia Socialiste janë vite drite larg mirënjohjes ndaj Fatos Nanos.

Fatos Nano është i vetmi që krijoi një hapësirë debati dhe demokracie në parti dhe me gjerë në politikë. E pra arsye për t’u hakmarrë pas burgosjes politike që iu bë ai kishte me pashë. Por nuk zgjodhi hakmarrjen, përkundrazi i dha Partisë Socialiste demokracinë. I dha atë demokraci nga ku penetroi edhe harrakati Edi Rama në të.

Edi Rama dhe Partia Socialiste nuk denjuan asnjëherë të vendosin Fatos Nanon në krye të shtetit Shqiptar. Nuk kanë lënë njeri pa katapultuar në atë detyrë, vetëm Fatos Nano nuk “e meritoi” atë detyrë. Turp e faqja e zezë u qoftë!

Kjo sjellje është turpi i Partisë Socialiste, se Ed Rama nuk e njeh turpin.

Tani këto medaljet e hipokrizisë dhe, lutjet sa për sy e faqe, nuk pijnë më ujë!

Fatos Nano meriton më shumë sesa medalje hipokrizie.

Por nëse Fatosi meriton e të gjitha medaljet e nderit, Partia Socialiste e Edi Ramës meriton të gjitha njollat e turpit që burojnë nga mosmirnjohja.



Comments

Popular posts from this blog

"I dogji rrobat Almës dhe fshiu të gjitha bisedat"/ Gazetarja zbulon detaje nga tragjedia në Shkodër: Erdgysi i dërgoi një mesazh kunatës...

Historia e panjohur dhe tragjike e vrasjes me tank të dy shokëve nga Shkodra në 1983

E trishtë, ndërron jetë në aksident Ildi Pajtoni