Xhaçka: S’ka vullnet politik që e nxjerr Belerin nga burgu, betimi i tij është çështje e drejtësisë

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, i është përgjigjur homologut të saj grek, Giorgos Gerapetritis, i cili është shprehur se mbajtja e Fredi Belerit në burg nuk është çështje e gjykatës, por e politikës. Në kundërpërgjigje, Olta Xhaçka thotë se organet e reja të drejtësisë shqiptare kanë folur qartë me vendimet e tyre, ku betimi i kryebashkiakut Beleri është një çështje e drejtësisë dhe jo e qeverisë shqiptare apo qeverisë greke.

"Nuk ka mundësi që miqtë & fqinjët tanë grek të jenë të vetmit që kanë të drejtë, kur këmbëngulin në një kërkesë të rrëzuar nga gjykatat shqiptare dhe të qartë për miqtë e partnerët e tjerë, të cilët thonë se kjo është një çështje e drejtësisë shqiptare!

Organet e reja të drejtësisë shqiptare kanë folur qartë me vendimet e tyre dhe qeveria shqiptare ka folur qartë po ashtu: Çështja e betimit të kryebashkiakut të ndaluar nga drejtësia është një çështje e drejtësisë. Jo e qeverisë shqiptare. As e qeverisë greke.

Homologut tim grek për të cilin kam shumë respekt, i kam thënë se për këtë çështje nuk duhet të niset nga ligji grek por nga ligji shqiptar.

Dhe sipas ligjit shqiptar, s’ka vullnet politik që e nxjerr zotin Beleri nga burgu apo që fut noter në burg që ai të bëj betimin si kryebashkiak.

Me keqardhje po kjo është kështu dhe vetëm kështu".

Comments

Popular posts from this blog

"I dogji rrobat Almës dhe fshiu të gjitha bisedat"/ Gazetarja zbulon detaje nga tragjedia në Shkodër: Erdgysi i dërgoi një mesazh kunatës...

Historia e panjohur dhe tragjike e vrasjes me tank të dy shokëve nga Shkodra në 1983