Të nesërmen parashikohen reshje intensive/ Priten përmbytje, bashkia Shkodër paralajmëron qytetarët!

⛈ Sipas të dhënave nga Shërbimi Meteorologjik Ushtarak, duke filluar nga orët e para të mëngjesit të ditës së nesërme, e martë, 29 gusht e për dy ditët në vijim, pjesa më e madhe e vendit pritet të përfshihet nga reshjet, veçanërisht zona veriperëndimore, ku reshjet parashikohen të jenë me intensitet mesatar e lokalisht deri të lartë, hera - herës në formën e shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe breshër.

Për të menaxhuar situatat që mund të krijohen dhe për t’u ardhur në ndihmë banorëve për çdo rast nevoje, shërbimet e emergjencave të Bashkisë Shkodër do të jenë në gatishmëri për ndërhyrje.

Njoftohen banorët se për çdo rast emergjence dhe nevoje për ndihmë në çdo kohë mund të telefononi në numrin e Bashkisë +355676878691.

Comments

Popular posts from this blog

"I dogji rrobat Almës dhe fshiu të gjitha bisedat"/ Gazetarja zbulon detaje nga tragjedia në Shkodër: Erdgysi i dërgoi një mesazh kunatës...

Historia e panjohur dhe tragjike e vrasjes me tank të dy shokëve nga Shkodra në 1983