“Premtimet nuk harrohen”, projektligji për amnistinë penale gati për në parlament
Ministria e Drejtësisë ka bërë gati projektligjin për amnistinë penale. Ministri Ulsi Manja publikoi, mëngjesin e së enjtes, një foto në të cilën shihet duke mbajtur draftin e amnistisë në dorë.
Kujtojmë se amnistia në institucionet e vuajtjes së dënimit ishte një premtim që u bë para zgjedhjeve të pranverës, por u ndërpre pikërisht prej proceseve elektorale në mënyrë që të mos kishte ndikim, sipas asaj që ka deklaruar qeveria.
Në fund të majit, Manja deklaroi para gazetarëve për ngritjen e një grupi pune në Drejtorinë e Burgjeve dhe Ministrinë e Drejtësisë.
Nga amnistia, do të mund të përjashtohen nga vuajtja e dënimit dhe ndjekja penale tërësisht ose pjesërisht, të gjithë të burgosurit që do t’i plotësojnë kriteret e vendosura në ligj.
Comments
Post a Comment