Operatorët turistik në Vau Dejës: Kjo zonë është harruar, ka nevojë për investime
Promovimi zonave turistike dhe rivitalizimi i ofertës turistike është një prej nismave që ka ndërmarrë së fundmi Bashkia Vau Dejës me mbështetjen e bashkimit Evropian përmes projektit “Vau Dejësi si destinacion turistik” në partneritet me qendrën për promovimin e konkurueshmërisë. Operatorët turistik flasin për nevojat që ka kjo zonë dhe dëmin që pësuan nga aksioni i policisë për heqjen e varkave.Lumi i Shalës mbetet një nga perlat turistike të veriut që mban rekord turistësh, por për të mbërritur në atë zonë është një sfidë më vete nga rruga e amortizuar. Megjithëse është ngritur shpesh herë si shqetësim deri tani nuk është bërë asnjë ndërhyrje për rikonstruksionin e këtij segmenti që në shumë raste është kthyer edhe në burim aksidentesh me pasoja edhe në jetë njerëzish.
Comments
Post a Comment