Muzika me zë të lartë në Velipojë, pronari kundërshtoi policinë dhe procedohet në gjendje të lirë...

DVP Shkodër

Oficerët e Policisë Gjyqësore kanë kryer veprimet procedurale dhe në vijim të tyre, ka nisur procedimi në gjendje të lirë për shtetasin L. M., 49 vjeç, banues në Velipojë, Shkodër, pasi ka kundërshtuar punonjësit e Policisë, të cilët rreth mesnatës, kanë ndërhyrë për ndalimin e muzikës, në lokalin që ky shtetas administronte, në Velipojë. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan pajisje që gjeneronin muzikën.

Ndërkohë Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan shtetasin M. A., 43 vjeç, banues në Prishtinë, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.

Po këta specialistë referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. M., pasi u kap duke drejtuar motomjetin, pa leje drejtimi.

Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Comments

Popular posts from this blog

"I dogji rrobat Almës dhe fshiu të gjitha bisedat"/ Gazetarja zbulon detaje nga tragjedia në Shkodër: Erdgysi i dërgoi një mesazh kunatës...

Historia e panjohur dhe tragjike e vrasjes me tank të dy shokëve nga Shkodra në 1983

E trishtë, ndërron jetë në aksident Ildi Pajtoni