U arrestua gjatë operacionit të SPAK, pezullohet prokurori Xhevahir Lita
Kryepokurori i Kukësit Xhevahir Lita, i cili u arrestuar gjatë operacionit të SPAK “Metamorfoza” është pezulluar nga detyra. Vendimi është marrë ditën e sotme nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë.
NJOFTIM PËR MEDIA
MBI SEANCËN PLENARE DATË 31.07.2023
Sot më datë 31.07.2023 Këshilli i Lartë i Prokurorisë, u thirr në mbledhje urgjente nga Kryetari i Këshillit, zoti Balla.
Dy vendimet që u morën sot janë:
- Pezullimi nga detyra e prokurorit Xhevahir Lita, drejtues në Prokurorinë e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës.
- Hapja e garës për drejtues në Prokurorinë e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës.
Xhevahir Lita e mbante detyrën e Prokurorit të Kukësit që prej vitit 2021. Më herët ai mbante detyrën e prokurorit në Prokurorinë e Tiranës. Prokurori u arrestua pak ditë më parë nga policia në kuadër të një megaoperacioni që po zhvillohet në Tiranë, Shkodër e Kukës.
Ai akuzohet për korrupsion dhe shpërdorim detyre. Deri në zgjedhjen e një drejtuesi të ri, Prokuroria e Kukësit do të drejtohet nga zv/ Drejtuesja, Enkeleda Hoxha.
Comments
Post a Comment