Tregu i Shelqetit me një larmi mallrash por jashtë çdo standarti
Në tregun e hapur te Shelqetit në Bashkinë e Vau Dejsit tregtohet nje larmi mallrash, artikujsh të ndryshëm ushqimor e industrial, kafshë, shpendë, fidanë etj.
Në mjediset e këtij tregu ndeshesh me tregtarë të ardhur që nga Puka e deri fshatrat e Krujës, të cilët tregojnë në këtë treg prej shumë vitesh .
Tregtarët shprehen të kënaqur megjithëse se dalin njëher në javë ato theksojnë se nuk mungon fuqia blerëse. Edhe për blerësit një treg i tillë i shërben kësaj zone pasi tregtohen një shumëllojshmëri produketsh dhe me çmime konkuruese. Tregu i Shelqetit, ka qenë shpesh herë pjesë e kronikave të mediave, për kushtet jashtë çdo standarti, ku nuk kanë munguar edhe shkresat nga AKU dhe inspektoriati i Higjenës, për largimin e këtyre tregtarëve nga kjo zonë e cila nuk plotëson asnjë kusht për tregtimin e produkteve ushqimore.
Comments
Post a Comment