Shkodër, rreth 40 fëmijë në situatë rruge/ Kreu i Shoqatës së Egjiptianëve: Bashkia të krijojë projekte për largimin nga rruga
Varfëria dhe pasiguria sociale i detyron shumë fëmijë të dalin të shesin, apo të lypin rrugëve. Në Shkodër numërohen rreth 40 fëmijë rom dhe egjiptian të cilët dalin për të lypur lëmoshë nëpër rrugë e qytetit.Një gjë të tillë e bën të ditur vetë kryetari i shoqatës së romëve dhe egjiptianvë dega Shkodër Kydret Shatza.
Papunësia e mungesa e një strehe janë problemet kryesore me të cilat përballen prej cdo ditë pjestararët e dy komuniteteve. Ndaj kryetari i shoqatës së romëve dhe egjiptianve I drejtohet me një apel bashkisë së Shkodrës për të krijuar mundësi dhe projekte që kanë të bëjnë me largimin e tyre nga rruga dhe përfshirjen në komunitet
Comments
Post a Comment