Pushuesit në Velipojë ankesë për çmimet/ Më të rritura në krahasim me vitin e kaluar



Çmimet në bregdetin shqiptar  këtë vit  pësuan rritje në krahasim me vitin e shkuar .
Krahas  rritjeve te  çmimeve të hotelerive , rritje kanë pësuar edhe ushqimet dhe shërbimet .Për familjet me të ardhura  mesatare dhe nën këtë nivel, këtë sezon çmimet janë bërë të papërballueshme. Të pyetur nga rtsh Shkodra , disa prej tyre thonë se çmimet janë shtrenjtuar këtë vit, por  vlerësojnë shërbimin e ofruar .
Velipoja mbetet një ndër plazhet më të preferuara në Shqipëri duke patur një numër të lartë pushuesish vendas dhe të huaj që përllogariten rreth 100 mijë në sezon.
Ndërsa ka një kapacitet hotelerie prej 25 mijë shtretërish, ndërsa vitet e fundit ka edhe një zgjatje të sezonit që nis në maj dhe përfundon në tetor, në varësi edhe të kohës.

Comments

Popular posts from this blog

"I dogji rrobat Almës dhe fshiu të gjitha bisedat"/ Gazetarja zbulon detaje nga tragjedia në Shkodër: Erdgysi i dërgoi një mesazh kunatës...

Historia e panjohur dhe tragjike e vrasjes me tank të dy shokëve nga Shkodra në 1983