Pa rrugë, pa ujë e kanalizime/ banorët e Hotit të Ri : E kemi të vështirë të sigurojmë ujin e pijshëm


Vetëm tre kilometër larg Shkodrës fshati Hot i Ri,  pjesë e njësisë administrative Rrethina është lënë në harresë totale. Për dy dekada banorët e këtij fshati kanë marrë premtime nga kandidatë për deputetë dhe kryetarë bashkie, por realiteti nuk ka ndryshuar. Ata shprehen se problematikat me të cilat ato përballen janë të shumta, duke nisur që nga mungesa e ujit të pijshëm, atij për vaditje, infrastruktura rrugore etj. Në nëntor të vitit 2021 banorët kanë nënshkruar një peticion drejtuar bashkisë për zgjidhjen e këtyre problematikave.
Mungesa e ujit të pishëm është një problematike e cila prek pothuajse 80 përqind të njësisë administrative Rrethina. Pavarësisht apeleve të kryera nga banorët ende nuk është bërë asgjë nga institucionet përgjegjëse. Një pjesë e mirë e fshatrave në Bashkinë e Shkodrës kanë mbetur pa investime, e ndërsa për shkak të tyre banorët po braktisin fshatin.

Comments

Popular posts from this blog

"I dogji rrobat Almës dhe fshiu të gjitha bisedat"/ Gazetarja zbulon detaje nga tragjedia në Shkodër: Erdgysi i dërgoi një mesazh kunatës...

Historia e panjohur dhe tragjike e vrasjes me tank të dy shokëve nga Shkodra në 1983