Nelson Hysa nuk ndalet. E fiton edhe të 10-tën, mund kampionin e Argjentinës


Nelson Hysa vijon rrugetimin e tij te suksesshem ne boksin profesionist. Mbreme ne mesnate, ai ka arritur te triumfoje ndaj boksierit argjentinas Marcos Antonio Aumada dhe ne kete menyre ka siguruar fitoren e tij te 10-te rradhazi ne po kaq ndeshje te zhvilluara.

Kjo sfide eshte zhvilluar ne Tetove te Maqedonise se Veriut, ne nje mbrmje te veçante ku ne ring jane ngjitur shume boksiere shqiptare dhe sfida e fundit, ajo me e bukura ka qene padyshim e Nelson Hyses ndaj kampionit te Argjentines dhe Amerikes Latine.

Qe nga sekondat e para dhe deri ne raundin e trete, sfida ka qene e dominuar nga boksieri shkodran dhe pikerisht ne te tretin, kundershtari argjentinas nuk i ka rezistuar me grushteve te tij duke u terhequr.

Nje fitore me nokaut, e teta e tilla nder 10 ndeshjet e zhvilluara tregon me se miri per ecurine shume te suksesshme te Nelson Hyses deri tani ne boksin profesionist. Te mos harrojme qe mbreme ai ka patur perballe nje boksier i cili renditej shume me lart, pikerisht ne vendin e 84-te ne Bote.

Dhe padyshim qe kjo fitore do ta ndihmoje kampionin shqiptar t’i ngjise edhe me shume shkallet e karrieres duke pretenduar qe shume shpejt te arrije objektivin e tij, per t’u renditur ne mes 100 boksiereve me te mire te botes.

Po mbreme, ne ringun e Tetoves perpos Kajoshit qe ka fituar ndaj nje boksieri boshnjak, kane boksuar edhe dy tiranas. Alban Barmeta ka fituar qe ne raundin e pare me nokaut, nderkohe qe sfida me e bukur e mbremjes ka qene ajo e Denis Nurjes me nje boksier argjentinas te cilen e ka fituar permes nje lufte shume te forte sportive. Boksieret tane kane qene te shoqeruar ne kete aktivitet nga trajneret Zef Gjoni dhe Lazarin Vila.
ShkodraSport

Comments

Popular posts from this blog

"I dogji rrobat Almës dhe fshiu të gjitha bisedat"/ Gazetarja zbulon detaje nga tragjedia në Shkodër: Erdgysi i dërgoi një mesazh kunatës...

Historia e panjohur dhe tragjike e vrasjes me tank të dy shokëve nga Shkodra në 1983