Malësie Madhe 21 zjarre në një javë, shefi i Zjarrfikësve: Kemi dërguar për ndjekje penale një rast për zjarrvënie të qëllimshme
Zjarret kanë qënë kryefjalë e ditëve të fundit , ndërsa ato disa herë kanë vënë në alarm zonën e Malësisë së Madhe. Brenda një javë në territorin e kësaj bashkie janë regjistruar 21 vatra zjarresh si shkak i djegies së bimësisë në toka për t’i pastruar gjatë verës. Një gjë të tillë e bën të ditur Drejtori i Repartit Zjarrfikës në Malësi të Madhe Besnik Hasaj.
Ndërkohë, po verifikohen pronat ku ka rënë zjarr dhe përgjegjësit e këtyre zjarreve me përmasa të mëdha do të mbajnë përgjegjësi ligjore. Një rast është dërguar për ndjekje penale thotë drejtori Hasaj.
Drejtori i repartit zjarrëfikës bën të ditur se vështirësia për ta përballuar këtë situatë është e madhe, ndaj ka një apel për të gjithë banorët.
Comments
Post a Comment