Liqeni i Shasit, më i madhi në Mal të Zi, pasuri e pashfrytëzuar e Ulqinit

Liqeni i Shasit ndodhet në Anë e Malit të Ulqinit. Është i vendosur në mes të Malit e Brisë në jugperëndim dhe Kodrinës së Shasit në veri. Liqeni i Shasit është më i madhi në Mal të Zi, duke mos përfshi këtu Liqenin e Shkodres. Lartësia mbidetare e liqenit është 1 metër, ndërsa thellësia maksimale arrinë deri në 8 metra.

Liqeni shtrihet nga juglindja në veriperëndim dhe për shkak të bilancit të pabarabartë të ujit, duke e bërë atë shumë të ngjashëm me Liqenin e Shkodrës. Gjatë verës gjatësia e liqenit është 3,2 km, gjërsia është 1,5 km dhe gjatësia e vijës liqenore është 8,6 km. Thellësia e pjesës qendrore të liqenit është 6,5 m, ndërsa pranë bregut jugor, tek vendi i quajtur Syri i Begut është 8 m. Në Syrin e Begut është burimi nënujor i cili këtë liqe verës e furnizon me ujë të kripur dhe të ftohtë.

Sipërfaqja e liqenit gajtë verës është 3,6 km2, ndërsa gjatë pranverës rreth 5,3 km2. Sasia e ujit në liqen varion nga 15 deri në 17 milionë m3 dhe ndryshon si rrjedhoj e ndryshimeve në nivelin e ujit. Ndryshimet më të mëdha të vijës liqenore gjatë përmbytjeve vijnë në pjesën veriperëndimore, ku vjen deri tek përmbytja e Fushës së Brisë. Liqeni i Shasit dhe Lumi Buna kanë lidhje specifike hidrografike, ku kur nivelit i ujit i Bunës është i lartë uji i lumit futet në liqe dhe anasjelltas, kur niveli i ujit i Bunës ulet, uj nga liqeni derdhet në lumin Buna. Kanali mes Bunës dhe Liqenit të Shasit (Kanali i Shëngjergjit) është dykahësh. Kahu i lëvizjes së ujit varet nga ndryshimet e nivelit të ujit.

Liqeni i Shasit furnizohet me ujë nga Përroi i Megjureçit, Syri i Begut dhe derdhja e Bunës.

Gjithë kjo pasuri mund të thuhet se është e fshehur dhe e pashfrytëzuar në të mire të zonës por edhe qytetit të Ulqinit në përgjithësi. Mënyrat për shfrytëzim cilësor janë të ndryshme dhe ju takon njohësve të çështjeve të tilla që të gjenë rrugën për shfrytëzim sa më të mirë të ketyre pasurive që i kemi dhuratë.

Comments

Popular posts from this blog

"I dogji rrobat Almës dhe fshiu të gjitha bisedat"/ Gazetarja zbulon detaje nga tragjedia në Shkodër: Erdgysi i dërgoi një mesazh kunatës...

Historia e panjohur dhe tragjike e vrasjes me tank të dy shokëve nga Shkodra në 1983

E trishtë, ndërron jetë në aksident Ildi Pajtoni