Lezhë, kontrolle për vjedhje të energjisë/Proçedohen penalisht 10 persona mes të cilëve 3 biznesmenë
90 konsumatorë të mëdhenj dhe abonentë familjarë kanë kaluar në sitën e Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike në Lezhë në harkun kohor të 1 jave.Sipas të dhënave zyrtare nga kontrollet e ushtruara janë gjetur në shkelje duke vjedhur energji elektrike, 3 biznese të mëdha në zonën turistike të Shëngjinit dhe 7 abonentë familjarë. Abuzuesit me energjinë janë proçeduar penalisht si dhe janë gjobitur në bazë të vlerës së dëmit që kanë shkaktuar. Kontrollet e OSHEE në Lezhë kanë nisur prej 1 jave dhe po bëhen në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, pasi nuk kanë munguar rastet e rezistencës nga ana e abonentëve që janë gjetur duke abuzuar me energjinë elektrike.Njësia e Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike në Lezhë bënë me dije se kontrollet do të jenë të vazhdueshme për të vijuar pa asnjë kompromis, luftën kundër vjedhjes së energjisë elektrike, me qëllim formalizimin dhe vendosjen e plotë të shtetit ligjor në këtë sektor.Gjithashtu, OSSHEE i bën thirrje abonentëve të distancohen nga abuzimi me energjinë elektrike dhe të denoncojnë çdo rast në numrin e telefonit të vënë në dispozicion dhe reagimi do të jetë i menjëhershëm.
Comments
Post a Comment