“Jep sa para të duash, veç të vritet”, përgjimet fundosin biznesmenin Gjoka, Bajrin dhe grupin kriminal. Pas realizimit të planit, i shkuan në varrim ‘objektivit’

Përgjimet fundosin grupin kriminal që u godit dje nga SPAK dhe u arrestuar ish-shefi i Forcave Operacionale, Oltion Bistri, drejtuesi i Prokurorisë së Kukësit, Xhevahir Lita, dhe ish-polici Ardit Hasannega dhe biznesmeni Pëllumb Gjoka, por edhe të tjerë.

Gazetarja Klodiana Lala raporton për BalkanWeb se biznesmeni Gjoka del në përgjime duke bërë plane me Behar Bajrin për të kryer vrasje. Behari i shpjegon se kishte kontaktuar persona të ndryshëm jo shqiptarë, por kombësi te tjera për të realizuar vrasjen, por me vonë rezulton se vrasjet i kryejnë shtetas shqiptare.Ndërkohë, në biseda flitet për shumat që do të paguheshin për realizimin e vrasjeve.

Lala sqaron se në biseda Pëllumb Gjoka thotë që të jepen sa para kërkohen vetëm vrasja të kryhet. Pas vrasjes së Gjin Ndojit në 2020 të dyshuarit i kanë shkuar edhe në varrim.

Comments

Popular posts from this blog

"I dogji rrobat Almës dhe fshiu të gjitha bisedat"/ Gazetarja zbulon detaje nga tragjedia në Shkodër: Erdgysi i dërgoi një mesazh kunatës...

Historia e panjohur dhe tragjike e vrasjes me tank të dy shokëve nga Shkodra në 1983