Bashkia Shkodër, organizon edicionin e 6-të “VolejPoja Beach Trophy 2023”


“Volejpoja Beach Trophy 2023”, organizuar për tri ditë me radhë në plazhin e Velipojës nga Bashkia Shkodër dhe Federata Shqiptare e Velejbollit në të cilin morën pjesë 20 ekipe nga Shqipëria dhe Kosova, u shoqërua me ndeshje shumë interesante, ku natyrisht ato finale ishin më të bukurat.  Sfidat finale të turneut amator të volejbollit në rërë u zhvilluan mbrëmjen e djeshme duke marrë vëmendjen e shumë pushuesve të plazhit të Velipojës.
Në përfundim të dy finaleve, fitues u shpallën  Deborah Keçi nga Tirana dhe Valmira Ramadani nga Kosova për femra dhe Ledion Martiro - Andi Bareti, nga Tirana për meshkuj. Njëra nga fitueset e finales për femra, Dëborah Keçi, e cila njëherazi është edhe shefe e Klubit shumësportesh Tirana, shprehet e kënaqur për suksesin e arritur, ndërkohë që vlerëson Bashkinë Shkodër për organizimin e turneut.

I pranishëm në ndeshjet finale të turneut ishte edhe nënkryetari i Bashkisë Shkodër, Rudi Beka, i cili përshëndeti aktivitetin.

Në vijim, nënkryetari Beka, së bashku me drejtorin e sporteve në Bashkinë Shkodër, Alban Hasani dhe presidentin e Shoqatës së Volejbollit Vllaznia femra, Florian Zekja, sponsor i aktivitetit, shpërndanë trofetë për fituesit e turneut.

Comments

Popular posts from this blog

"I dogji rrobat Almës dhe fshiu të gjitha bisedat"/ Gazetarja zbulon detaje nga tragjedia në Shkodër: Erdgysi i dërgoi një mesazh kunatës...

Historia e panjohur dhe tragjike e vrasjes me tank të dy shokëve nga Shkodra në 1983