Bashkia Shkodër ka nisur sot aksionin për lirimin e hapësirave të zëna nga automjetet e braktisura....


Ka nisur sot aksioni i Policisë Bashkiake në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër, për lirimin e hapësirave publike  të zëna nga automjetet e braktisura, brenda territorit të Bashkisë. 
Vetëm në qytetin e Shkodrës, janë konstatuar mbi 40 mjete të braktisura që zënë hapësirat publike prej kohësh. Disa ditë më parë është vendosur në mjetet e braktisura dhe pa targa, njoftimi paralajmërues i Bashkisë për heqjen e tyre vullnetarisht, ndërsa për mjetet me targa janë njoftuar pronarët apo institucionet përkatëse.  Aksioni për heqjen e mjeteve të braktisura ka nisur në lagjen nr. 1, për të vijuar në të gjithë qytetin deri në lirimin e të gjitha hapësirave publike.

Comments

Popular posts from this blog

"I dogji rrobat Almës dhe fshiu të gjitha bisedat"/ Gazetarja zbulon detaje nga tragjedia në Shkodër: Erdgysi i dërgoi një mesazh kunatës...

Historia e panjohur dhe tragjike e vrasjes me tank të dy shokëve nga Shkodra në 1983