10 vjeçari mbeti i bllokuar në pishinë, shpëtohet nga ekipi i zjarrfikësve të Shkodrës dhe Vau Dejësit

Shkruan Benet Beci:

Dua të falenderoj nga zemra ekipin e zjarrfikësve të bashkisë sonë dhe asaj të Vaut të Dejës!
Dita e sotme nuk ka qenë e lehtë për punonjësit e zjarrfikëses. Pas angazhimeve në shuarjen e zjarreve në dy zona, pasditja i ka gjetur në një tjetër situatë të vështirë. Një djalë 10 vjeçar ka mbetur i bllokuar në një nga pishinat e një biznesi privat. Dora e tij ka mbetur e bllokuar në tubin fundor të pishinës, ku forcat e zjarrfikëses kanë ndërhyrë për të zbrazur në kohë pishinën, si dhe për të nxjerrë fëmijën pa dëmtuar krahun e tij. Falë punës e sacrificës së tyre, sot kanë arritur të fitojnë në emër të jetës! Faleminderit shumë, të gjithëve!

Comments

Popular posts from this blog

"I dogji rrobat Almës dhe fshiu të gjitha bisedat"/ Gazetarja zbulon detaje nga tragjedia në Shkodër: Erdgysi i dërgoi një mesazh kunatës...

Historia e panjohur dhe tragjike e vrasjes me tank të dy shokëve nga Shkodra në 1983