Vijon dëmtimi i By Pass-it të Shkodrës/Heqja e parmakëve është kthyer në burim aksidentesh


Megjithëse puna për përmirësimin  e standarteve të rrugës së By-Passit në Shkodër vijon, ku pak kohë më parë është vendosur ndriçimi në gjithë segmentin gjithashtu edhe sinjalistika, në mbi 30 pika në këtë rrugë vërehet që janë hequr parmakët anësorë .
Parmakët janë hequr kryesisht nga vetë banorët e zonës së By Pass-it të Shkodrës me arsyen se këto barriera i bllokon qarkullimin dhe u pamundëson lëvizjen.Që në fillim, ndërtimi i këtij By Passi u shoqërua me kundërshtime të shumta veçanërisht nga banorët e zonës të cilët nuk kishin dalje anësore për në banesat e tyre. E sot ky By Pass ka mbi dhjetëra dalje të realizuara vetë nga këta të fundit. 
“By Passi i Shkodrës  ndërtimi i të cilit  nisi në vitin  2011 , është një projekt i rëndësishëm për infrastrukturën dhe transportin, i cili shmangë kalimin e mjeteve përmes qytetit duke lidhur aksin Tiranë-Shkodër me aksin Shkodër-Hani i Hotit si dhe pritet të shërbejë  si digë mbrojtëse ndaj përmbytjeve të qytetit të Shkodrës.

Comments

Popular posts from this blog

"I dogji rrobat Almës dhe fshiu të gjitha bisedat"/ Gazetarja zbulon detaje nga tragjedia në Shkodër: Erdgysi i dërgoi një mesazh kunatës...

Historia e panjohur dhe tragjike e vrasjes me tank të dy shokëve nga Shkodra në 1983

E trishtë, ndërron jetë në aksident Ildi Pajtoni