Takim për 60 vjetorin e maturës/Prof. Muhamet Shala mblodhi ish-maturantët e Shkollës Pedagogjike të Shkodrës


Kishin provuar të takoheshin me njëri-tjetrin edhe më parë por jo kaq të shumtë në numër sa kësaj here. Ish-maturantët e shkollës pedagogjike ritakohen sërish, 60 vite pas përfundimit të maturës me nostalgjinë e kujtimeve rinore që nuk as koha e largët nuk i fshiu dot.

Profesor Muhamet Shala, iniciatori i këtij takimi thotë se disa nga të pranishmit sakrifikuan jo pak për të qenë së bashku.Ish-maturantët shijuan një drekë në një nga restorantet pranë pikës turistike të Shirokës duke kaluar një kohë të bukur me njëri-tjetrin si dikur në bankat e shkollës.

Comments