Shkodra në Festivalin e Gjirokastrës/Gjon Shllaku: Paraqitje mbresëlënëse e grupit


Shkodra prezantoi disa nga traditat më të mira të folklorit të saj në natën e pestë të Festivalit Folklorik Kombëtar në Gjirokastër. Ajo u përfaqësua nga disa grupe folklorike në nivel qarku si ai i qytetit, Dukagjinit, Malësisë së Madhe, Vaut të Dejës, Pukës dhe Fushë-Arrëzit duke sjellë valle të traditës, këngë humoristike, dasmën shkodrane, lahutën, xhubletën etj.

Si një person që është marrë me përzgjedhjen e materialeve të qarkut në komisionin e jurisë, muzikanti Gjon Shllaku vlerëson paraqitjen e grupit në festival duke nisur nga mënyra e interpretimit.Problemi kryesor i folklorit në ditët e sotme mbetet trashëgimia dhe ruajtja e tij ndaj profesor Gjon Shllaku thotë se duhet bërë një punë e pandërprerë me të rinjtë në drejtim të kultivimit.Organizimi i Festivalit Folklorik Kombëtar u rikthye pas 8 vitesh mungesë dhe ai do të vijojë deri më 1 korrik me prezantimin e grupeve dhe ansambleve të ndryshme nga të gjitha trevat shqiptare duke nxjerr në pah vlerat më të mira të trashëgimisë tonë kulturore.

Comments

Popular posts from this blog

"I dogji rrobat Almës dhe fshiu të gjitha bisedat"/ Gazetarja zbulon detaje nga tragjedia në Shkodër: Erdgysi i dërgoi një mesazh kunatës...

Historia e panjohur dhe tragjike e vrasjes me tank të dy shokëve nga Shkodra në 1983