Shkodër, pallati i amortizuar vë në alarm banorët/Banorët bëjnë apel për ndërhyrje nga institucionet



Dëmtimi i tarracës dhe i fasadës në një pallat 5-katësh në lagjen “Vasil Shanto” në Shkodër ka vënë në alarm banorët. Amortizimi ndër vite për shkak të lagështirës ka bërë që soleta e tarracës të dëmtohet çdo ditë nga pak duke rrezikuar shembjen. I ndërtuar rrreth viteve 80 , ky pallat çdo ditë po humb qëndrueshmërinë.Banorët shprehen të shqetësuar për rrezikun që iu kanoset. Banorët ngrenë alarmin për situatën kritike dhe bëjnë apel për ndërhyrje nga institucionet. E njëjta situatë paraqitet edhe në disa pallate të tjera në Shkodër të cilët për shkak të mos mirëmbajtjes kthehen në rrezik për jetën e qytetarëve.

Comments

Popular posts from this blog

"I dogji rrobat Almës dhe fshiu të gjitha bisedat"/ Gazetarja zbulon detaje nga tragjedia në Shkodër: Erdgysi i dërgoi një mesazh kunatës...

Historia e panjohur dhe tragjike e vrasjes me tank të dy shokëve nga Shkodra në 1983

E trishtë, ndërron jetë në aksident Ildi Pajtoni