Shfaqja në teatrin "Migjeni" /Parandalimi i dhunës ishte tematika kryesore e kësaj komedie



Një komedi me tematikë ndërgjegjësuese në lidhje me parandalimin e dhunës si dhe zvogëlimin e paragjykimeve ndaj vajzave dhe grave u shfaq mbrëmë në teatrin "Migjeni" të Shkodrës. Shfaqja e titulluar "Brekët" erdhi nën interpretimin e një kasti aktorësh nga Tirana si: Ilirda Bejleri, Roerd Toçe, Algiona Aga, Urim Aliaj, Xhuliano Brisku, Kevin Rrapaj si dhe Andi Begolli , ky i fundit përveçse aktor ishte edhe regjisori i shfaqjes.

"Brekët" është në thelb një komedi gjermane, e shkruar në vitin 1911 nga shkrimtari Carl Steirnheim ,teksa fabula e saj duket se përshtatet mirë edhe me realitetin e shoqërisë shqiptare.

E gjithë historia nis në një miting, ku një gruaje të re, i bien të mbathurat. Kjo situatë shtyn dy personazhe të tjerë në vepër të hyjnë si qiramarrës në shtëpinë e saj, me shpresë se do të mund të kenë një aventurë erotike me të. Megjithatë komedia duket se nuk mbetet në kuadrin e një intrige të thjeshtë erotike ,sepse në situatat e krijuara shpalosen të tjera nivele konflikti, ku ndërthuren maskilizmi, demagogjia dhe hipokrizia e burrave në një shoqëri, ku gruaja është ende qytetare e dorës së dytë.

Komedia shkaktoi jo pak të qeshura tek publiku i pranishëm në teatrin "Migjeni" përmes batutave që buronin nga dialogjet e aktorëve në skenë. Kjo shfaqje u mbështet nga ambasada norvegjeze, Instituti për Demokraci dhe Media etj.

Comments

Popular posts from this blog

"I dogji rrobat Almës dhe fshiu të gjitha bisedat"/ Gazetarja zbulon detaje nga tragjedia në Shkodër: Erdgysi i dërgoi një mesazh kunatës...

Historia e panjohur dhe tragjike e vrasjes me tank të dy shokëve nga Shkodra në 1983

E trishtë, ndërron jetë në aksident Ildi Pajtoni