Qindra gjoba për drejtuesit e mjeteve/Policia e Shkodrës: Shkelën rregullat e qarkullimit rrugor
Intensifikohet monitorimi i akseve të qarkut dhe atyre lidhëse, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore, si dhe për të lehtësuar qarkullimin gjatë sezonit turistik.Monitorimi, duke përdorur mjetet inteligjente që ka në dispozicion Policia Rrugore e Shkodrës.Si rezultat i kontrolleve, gjatë një jave:Janë proceduar në gjendje të lirë 2 drejtues mjetesh, për veprën penale “Drejtimi i mjeteve në mënyrë të parregullt”.53 drejtues mjetesh janë ndëshkuar për parakalim të gabuar;25 drejtues automjetesh janë ndëshkuar për mosvendosje të rripit të sigurimit;53 drejtues motomjetesh janë ndëshkuar për mosvendosje të kaskës mbrojtëse;2 drejtues mjetesh janë ndëshkuar për qarkullim me shpejtësi tej normave të lejuara;333 drejtues mjetesh janë ndëshkuar për pushim të mjetit, në kundërshtim me sinjalistikën rrugore.Policia e Rrugore e Shkodrës apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës, që të zbatojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor, të moderojnë shpejtësinë, të vendosin rripin e sigurimit, të mos përdorin celularin gjatë drejtimit të mjetit dhe të mos kryejnë parakalime të gabuara.
Comments
Post a Comment