Qentë endacakë kthehen në shqetësim për qytetarët shkodranë


Qentë endacakë të kudo ndodhur në rrugët e qytetit të Shkodrës po kthehen gjithnjë e më shumë në një makth për banorët e këtij qyteti. Qindra nga këto kafshë, enden natën dhe ditën në qendër dhe periferi duke u ushqyer në kazanët e mbeturinave e duke u kthyer në bartës të rrezikshëm sëmundjesh.
Qytetarët kërkojnë që të merren masa për largimin e tyre nga rruga.
Fushatat e ndërmarra nga Bashkia apo ndonje OJQ, vaksinimin apo sterilizimin e qenve endacakë, nuk kanë munguar në Shkodër, por këto nisma afatshkurtëra rezultojnë të pamjaftueshme për të pastruar qytetin nga qentë e ndotur të rrugëve.
Ndërkohë strehëza e qenve endacakë e ngritur nga Bashkia për strehimin e tyre duket se nuk ka kapacitetin e mjaftueshëm për strehimin e këtyre kafshëve.

Comments

Popular posts from this blog

"I dogji rrobat Almës dhe fshiu të gjitha bisedat"/ Gazetarja zbulon detaje nga tragjedia në Shkodër: Erdgysi i dërgoi një mesazh kunatës...

Historia e panjohur dhe tragjike e vrasjes me tank të dy shokëve nga Shkodra në 1983