Pastrohen pirgjet me mbeturina në Theth/Bashkia i kërkon firmës kontraktuese që të zbatojë kontratën e pastrimit



Pirgje me mbeturina ishte imazhi që të mirëpriste në Theth deri një ditë më parë. Nisur nga kjo situatë marrë shkas edhe nga denoncimi i banorëve, Bashkia e Shkodrës është vënë në lëvizje duke pastruar të gjithë zonën. Mbeturinat të cilat po bllokonin edhe rrugën hyrëse në fshat, janë pastruar totalisht, ndërkohë koshat ishin lëvizur nga zona e përcaktuar dhe persona të papërgjegjshëm i kishin zhvendosur ato në anë të rrugës. Në këtë mënyrë bashkia  i ka kërkuar firmës kontraktuese, që të zbatojë kontratën në pastrimin e pikës turistike dhe njëherësh i ka bërë apel të gjitha bizneseve që të depozitojnë mbetjet në vendet e përcaktuara nga bashkia. Vetëm gjatë fundjavës, në Theth, ka mbi 1000 vizitorë ne bujtinat që ka zona dhe pastrimi periodik nuk mjaftonte. Tashmë situata duke se i është rikthyer normalitetit me ndërhyrjet e vazhdueshme në bazë të grafikut të pëcaktuar nga bashkia.

Comments

Popular posts from this blog

"I dogji rrobat Almës dhe fshiu të gjitha bisedat"/ Gazetarja zbulon detaje nga tragjedia në Shkodër: Erdgysi i dërgoi një mesazh kunatës...

Historia e panjohur dhe tragjike e vrasjes me tank të dy shokëve nga Shkodra në 1983

E trishtë, ndërron jetë në aksident Ildi Pajtoni