Operacioni shqiptaro - gjerman “Orka”: 128 urdhërarreste dhe 2.8 tonë kokainë e kapur
Policia Shqiptare dhe Policia Gjermane kanë mbyllur me sukses një operacion të përbashkët pesë vjeçar në kuadër të luftës kundër krimit të organizuar në fushën e narkotikëve.
Në njoftimin publikuar nga Policia Shqiptare bëhet e ditur se, gjatë zhvillimit të këtij projekti me emrin e koduar "Orka" janë ndjekur 42 procedime penale për shkatërrimin e grupeve kriminale në fushën e trafikimit të lëndëve narkotike, janë lëshuar 128 urdhërarreste, janë vënë në hetim 328 shtetas. Policitë e të dy vendeve kanë sekuestruar 2.8 tonë kokainë, 20 kg heroinë, 781 kg cannabis sativa dhe 32 armë zjarri.
Comments
Post a Comment