Një prej ish-burgjeve të Shkodrës/Drangu: Të dënuar përjetuan tortura nga më ç'njerëzoret


E rrethuar nga bimësi dhe ferra, e braktisur dhe që po shkon drejtë rrënimit, sot është e privatizuar dhe ndodhet në lagjen “Ndocaj”. Kjo ndërtesë dy katëshe shërbeu për më shumë se 2 vite si burg, ku mbaheshin të dënuarit politikë dhe ishte një prej 26 të tillëve që numëronte Shkodra dikur. Një pjesë të historikut të saj na e sjell në vëmendje Kreu i Shoqatës së Ish-të Përndjekurve Politik  Zenel Drangu, sipas të cilit kjo godinë ndër të tjera shërbeu si furnizues i kampeve të punës që regjimi i ngrinte kohë pas kohe, në mbarë vendin.Partizanë të dalë nga lufta, por edhe pjesa më besnike ishin pjesë përbërëse e personelit të burgut  nga viti 1944 deri në vitin 1946.Më vonë pas viteve 46 u kthye në shkollë e cila shërbeu si e tillë deri rreth viteve 80.Të dënuar përjetuan tortura nga më ç'njerëzoret në këtë godinë. Ndër ato persona të cilët përjetuan tortura dhe tmerr në këtë burg ishte edhe Ndue Molla. Këtë fakt e kthen pas në kohë nipi i tij avokati nga Lezha Ndre Molla i cili me anë të një shkrimi që e ilustron me këtë foto të ish burgut  ku shkruan “ Burgu i vjetër në Shkodër, ku u vra nga kriminelët komunistë axha im Ndue Preng Molla.Shkodra ishte dhe mbetet një nga rrethet e Shqipërisë që pësoi një persekucion të gjerë gjatë viteve të regjimit komunist.

Comments

Popular posts from this blog

"I dogji rrobat Almës dhe fshiu të gjitha bisedat"/ Gazetarja zbulon detaje nga tragjedia në Shkodër: Erdgysi i dërgoi një mesazh kunatës...

Historia e panjohur dhe tragjike e vrasjes me tank të dy shokëve nga Shkodra në 1983

E trishtë, ndërron jetë në aksident Ildi Pajtoni