Muzeu “Oso Kuka” me godinë të vjetëruar/ Drejtorja Gjyrezi: Ka nevojë për ambjente të reja


Muzeu Historik "Oso Kuka" sot është kthyer në një prej destinacioneve kryesore të vendasve por edhe të huajve, që duan të njihen me historinë, traditën dhe kulturën e një qyteti të lashtë si Shkodra e këtë e tregojnë shifrat në rritje të vizitorëve për këtë sezon turistik.
Por ajo që vijon për fat të keq të mbetet një shqetësim në këtë muze, është godina, pikërisht ajo shtëpi karakteristikë ndër të paktat që i kanë mbetur Shkodrës, që me gjithë ndërhyrjet e pjesshme, ka nevojë për një rikonstruksion total. Madje, për drejtuesit e muzeut,  ka ardhur koha për një muze të ri.Muzeu historik “Oso Kuka” mbart pasuri të një historie mijëvjeçare, të vendosur në pavionet arkeologjike, etnografike si dhe në arkivin e bibliotekës, ku gjenden artikuj që mbulojnë pothuajse të gjitha fushat e albanologjisë, por nuk mungon edhe literatura e autorëve shqiptarë e të huaj.

Comments

Popular posts from this blog

"I dogji rrobat Almës dhe fshiu të gjitha bisedat"/ Gazetarja zbulon detaje nga tragjedia në Shkodër: Erdgysi i dërgoi një mesazh kunatës...

Historia e panjohur dhe tragjike e vrasjes me tank të dy shokëve nga Shkodra në 1983

E trishtë, ndërron jetë në aksident Ildi Pajtoni