Moti i keq nuk ndal pushuesit në Shëngjin/Vija bregdetare e populluar, dominojnë shqiptarët e Kosovës
Këto janë pamjet e Shëngjinit, këtë të shtunë. Pavarësisht motit të paqëndrueshëm, fundjava ka tërhequr pushues të shumtë drejt bregdetit.
E gjithë zona turistike nga Rana e Hedhur deri në Kune ishte e populluar me pushues, kryesisht të ardhur nga Kosova. Ata thonë se Shëgjini i ka përmbushur në maksimum pritshmeritë e tyre ndaj dhe janë frekuentues të rregullt të këtij bregdeti. Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht që prej fillimit të muajit qershor, por për shkak të motit të paqëndrueshëm numri i pushueve ka qenë i ulët, duke dhënë ndikim mjaft negativ tek biznesi vendas.
Comments
Post a Comment