Incidenti jashtë kishës në Itali, pema thyhet dhe zë poshtë tetë persona


Një pemë është thyer këtë mbrëmje në provincën Varese të Italisë, duke plagosur tetë persona.Incidenti ndodhi në kopshtin jashtë kishës së San Pietro, kur rreth orës 17:30, pema zuri poshtë njerëzit që ndodheshin aty pranë.

Menjëherë drejt vendngjarjes janë nisur dy helikopterë mjekësorë dhe disa autoambulanca, që u kanë dhënë ndihmë të plagosurve. Ngjarja ka ndodhur në momentin kur disa fëmijë, pjesë e korit të kishës po largoheshin. Një grua dhe vajza e saj 7-vjeçare janë në gjendje më të rëndë.Në vendngjarje shkuar edhe kryebashkiaku i Luino Enrico Bianchi , i cili tha se pema dukej e shëndetshme nga jashtë, por trungu ishte ishte i prishur nga brenda. Megjithatë, pritet hetimi i rastit.

Dëshmitarë të ngjarjes u bënë qytetarët që ndodheshin në kishë e që u shprehën të tronditur për incidentin e rëndë.

Comments

Popular posts from this blog

"I dogji rrobat Almës dhe fshiu të gjitha bisedat"/ Gazetarja zbulon detaje nga tragjedia në Shkodër: Erdgysi i dërgoi një mesazh kunatës...

Historia e panjohur dhe tragjike e vrasjes me tank të dy shokëve nga Shkodra në 1983