Gjimnazi“28 Nëntori”, ceremoni diplomimi “Matura 2023"/Shpërndahen çertifikata për nxënësit ekselentë,mes tyre katër me medalje ari


Gjimnazi “28 Nëntori” ka organizuar ceremoninë përmbyllëse të diplomimit “Matura 2023”.
Drejtuesja e kësaj shkolle,Albana Bushati , vlerësoi punën e përkushtuar të mësuesve dhe  nxënësve gjatë tre viteve .Si rezultat i kësaj pune, përsëri maturantët e kësaj shkolle  të mirënjohur arritën rezultate të  shkëlqyera  edhe  në provime. Ceremonia përkoi dhe me daljen e rezultateve të provimit të fundit ,ç’ka solli dhe shpalljen e katër nxënësve të vlerësuar me  medalje ari.Pjesë e kësaj ceremonie ishte dhe drejtuesja e Zyrës Vendore Arsimore Shkodër,Brisela Kadija , e cila vlerësoi jo vetëm punën e mësuesve dhe nxënësve ,por edhe mbështjen e prindërve për fëmijët e tyre.
Duke i uruar suksese në çdo hap të jetës,Kadija shprehu bindjen se maturantët,në rrugëtimin e mëtejshëm të tyre, do ta bëjnë krenare Shkodrën dhe gjithë Shqipërinë.Mes emocioneve të të gjithë të pranishmëve, mësues,prindër, nxënës ,ceremonia u shoqërua me apelin e fundit ,piktura , recitime , këngë dhe valle ,ndërkohë që u shpërndanë dhe  çertifikata mirënjohjeje për nxënësit ekselentë.
Në fund,nën shkëlqimin e fishekzjarreve, maturantët  festuan përfundimin e ciklit të mesëm të studimeve me hedhjen tradicionale të  kapeleve .
Gjimnazi “28 Nëntori”mori udhë në vitin 1922.Gjatë një shekulli  është vlerësuar si një nga shkollat më të mira të Shqipërisë.
Vitin e kaluar ,me rastin e 100 vjetorit ,ky gjimnaz u vlerësua me titullin “Nderi i Kombit”

Comments

Popular posts from this blog

"I dogji rrobat Almës dhe fshiu të gjitha bisedat"/ Gazetarja zbulon detaje nga tragjedia në Shkodër: Erdgysi i dërgoi një mesazh kunatës...

Historia e panjohur dhe tragjike e vrasjes me tank të dy shokëve nga Shkodra në 1983