Fushë-Arrëz, breshër i pazakontë/Dëme në bujqësi, thyhen xhamat e automjeteve
NDONËSE JEMI NË FUND TË MUAJIT QERSHOR, MOTI KA REZERVUAR SURPRIZA TË SHUMTA. NË ORËT E VONA TË PASDITES SË DJESHME KA PASUR RËNIE TË NJË REBESHI BRESHËRI TË PAZAKONTË NË TERRITORIN E BASHKISË FUSHË-ARRËZ, E KONKRETISHT NË NJSINË ADMINISTRATIVE FIERZË NË FSHATRAT APRRIP GURI, BUGJON, FIERZË DHE NË NJESINË ADMINISTRATIVE IBALLË NË FSHATIN IBALLË. KU SI PASOJË E KËSAJ STUHIE KEMI SHKATËRRIMIN E TË GJITHA KULTURAVE BUJQËSORE TË KËTYRE BUJQËVE, SI DHE NË BLETARI. DËME TË KONSIDERUESHME JANË BËRË NË ÇATITË E BANESAVE, DHE NË SHKATËRRIMIN E TË GJITHA MAKINAVE QË POSEDOJNË KËTA BANORË DUKE IU THYER XHAMAT DHE DËMTIME TË TJERA NË KONSTRUKSIONET E TYRE. BASHKIA FUSHË-ARRËZ BASHKË ME ZYRËN E EMERGJENCAVE CIVILE, STAFIN E SAJ NË BASHKËPUNIM ME NJËSITË ADMINISTRATIVE, KRYETARËT E FSHATRAVE, PO BËJNË TË MUNDUR EVIDENTIMIN E DËMEVE QË JANË KRIJUAR NGA KJO SITUATË E PAZAKONTË NATYRORE NË MËNYRË QË T'IU VIJMË NË NDIHMË PËR TË PËRBALLUAR KËTO DËME.
Comments
Post a Comment