Frika nga zjarret në Lezhë/ Bashkiaj: Kemi shtuar logjistikën dhe burimet njerëzore



Rritja e temperaturave ka shtuar frikën e zjarreve në Lezhë.Për të përballuar situatat që mund të krijohen gjatë stinës së verës, Bashkia Lezhë ka marrë masa për t'iu përgjigjur rasteve të zjarreve. Nënkryetari i Bashkisë Lezhë Ermal Pacaj thotë se janë shtuar kapacitetet njerëzore dhe logjistike në shërbimin zjarrfikës.
Zjarrvëniet e qëllimshme dhe pakujdesia e qytetarëve mbeten problem thotë nënkryetari i Bashkisë Lezhë Ermal Pacaj.Sipas të dhënave zyrtare gjatë vitit 2022 në territorin e Bashkisë Lezhë ka patur 92 vatra zjarri dhe ka patur një sipërfaqe më të vogël të djegur krahasuar me vitet e shkuara.

Comments