Festohet nesër Kurban Bajrami/Myftiu i Shkodrës uron besimtarët myslimanë nga Meka


Myftiu i Shkodrës imam Muhamed Sytari ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë kudo që ndodhen në prag të Kurban Bajramit.Nga Meka ku ndodhet mes miliona haxhilereve Sytari shkruan: Bashkë me 110 haxhilerët e Shkodrës dhe mbi 800 nga mbarë Shqipëria, do të lutemi me zemër për të gjithë ju, për familjet, paqen, sigurinë dhe mirëqënien në mesin tonë.
Do të lutemi për forcimin e vlerave të familjes dhe pastrimin e realiteteve të reja shqiptare nga kolonizimet e pamëshirshme, që na shërbehen si oferta dashamire, por që në thelb synojnë të shkatërrojnë tabanin e familjes, moralin, rininë, arsimin, politikën, zhvillimin e vendit, pasuritë e tij, por jo vetëm. 
Mbi 800 haxhinje shqiptarë sot ndodhen në haxhë, e pikërisht në Malin Arafat, vendin e shenjtë për myslimanët
Myftinia Shkodër bënë të ditur se ceremonia e faljes së Kurban Bajramit zhvillohet në shesh, pranë xhamisë “Ebu Bekër”, 
Falja e Namazit të Kurban Bajramit është në orën: 06:00.
Ndërsa  pritja e vizitave për Bajram zhvillohet në xhaminë e madhe “Ebu Bekër”, nga ora: 09:00 – 10:30.

Comments

Popular posts from this blog

"I dogji rrobat Almës dhe fshiu të gjitha bisedat"/ Gazetarja zbulon detaje nga tragjedia në Shkodër: Erdgysi i dërgoi një mesazh kunatës...

Historia e panjohur dhe tragjike e vrasjes me tank të dy shokëve nga Shkodra në 1983

E trishtë, ndërron jetë në aksident Ildi Pajtoni