Djegia e mbeturinave tek Varrezat e Dëshmorëve/ Banorët: Benet Beci sapo të marrë detyrën ti kthejë sytë nga kjo zonë
Në brigjet e Kirit te Varrezat e Dëshmorëve vijon djegia e mbeturinave. Per mbi 100 familje rreze kodrave të Bardhajt dhe qindra familjeve te tjera ne lagjet e qytetit prane kësaj zone, tymi qe shpërndahet krijon nje situate mjaft te rende si gjate nates ashtu dhe diten.Një prej banorëve të kësaj zone Prend Markaj thotë se mjete të tonazhit të rëndë vijnë dhe shkërkojnë mbeturina të ndryshme nga ato të fasonërive deri tek inertet dhe nuk mjaftohen me kaq por i djegin mbeturinat dhe tymi që clirojnë më pas bëhet i padurueshëm për familjet që jetojnë në këtë lagje.Ai ka një apel për kryetari e ardhshëm të bashkisë Benet Beci që sapo të marrë detyrën ti kthejë sytë te kjo lagje.Në shkurt të vitit 2014 kjo zone u pastruar dhe u konsiderua i mbyllur ky problem nga ana e ish prefektit të asaj kohe Paulin Radovani. Djegia e tyre behet kryesisht ne oret e mbrëmjes dhe vazhdon gjate gjithe nates , por gjurmet e tymit i ndeshe edhe gjate dites. Banorët kerkojne qe pushteti vendor dhe policia te nderhyjne per ti dhene fund kesaj gjendje, pasi eshte teper shqetesuse per mijera qytetare.
Comments
Post a Comment