Cara betohet si kryetare e bashkisë Kurbin: Përkushtim përtej ndasive politike


 Kryetarja e bashkisë së Kurbinit, Majlinda Cara u betua para anëtarëve të këshillit bashkiak.
Në fjalën e saj, Cara tha se do të punojë me përkushtim maksimal për qytetarët e kësaj bashkie.
“Në fillim të këtij rrugëtimi 4 vjeçar dëshiroj të shpreh edhe një herë mirënjohjen e pakufijshme për bashkëqytetarët e mi kurbinas për besimin e dhënë, për përgjegjësinë e madhe që më ngarkuan dhe padyshim privilegjin e jashtëzakonshëm për të drejtuar bashkinë Kurbin”, theksoi Cara.
Kryebashkiakja Cara i uroi suksese çdo anëtari të këshillit bashkiak, drejtuesve të tij dhe anëtarëve të zgjedhur për këshillin e qarkut.
“Përtej ndasive politike, shpresoj dhe besoj që së bashku do të punojmë çdo ditë me përkushtim maksimal për qytetarët e Laçit, Mamurrasit, Milotit e Fushëkuqes”, tha Cara.
Në ceremoninë e organizuar për betimin e kryetares Cara u zhvillua edhe konstituimi i këshillit bashkiak të Kurbinit.

Comments

Popular posts from this blog

"I dogji rrobat Almës dhe fshiu të gjitha bisedat"/ Gazetarja zbulon detaje nga tragjedia në Shkodër: Erdgysi i dërgoi një mesazh kunatës...

Historia e panjohur dhe tragjike e vrasjes me tank të dy shokëve nga Shkodra në 1983