Bardh Spahia: Hajri Kushe njihet në Shkodër si lidhja kryesore e PS dhe qeverisë me bandat kriminale për blerjen e votës dhe intimidimin e mbështetësve të opozitës.

Zëvendësdrejtori i Policisë së Shkodrës i përfshirë në kultivimin e kanabisit, është njëri prej aktorëve kryesor të Edi Ramës në tjetërsimin e votës. Bashkëpunimi në mbjelljen e kanabisit është vetëm njëra anë e medaljes.

Hajri Kushe njihet në Shkodër si lidhja kryesore e PS dhe qeverisë me bandat kriminale për blerjen e votës dhe intimidimin e mbështetësve të opozitës. Si një nga personat kryesorë të fushatës kriminale "elektorale" të PS në Shkodër, shumë shpejt do të shohim se ligji do të jetë i pafuqishëm kundër tij.

Gjithashtu do presim të shohim nëse ligji do të veprojë mbi të gjithë rrjetin shtetëror e kriminal dhe personazhet e perfshira në masakrën më të madhe elektorale kundër demokracisë në Shkodër e Shqipëri.

Comments

Popular posts from this blog

"I dogji rrobat Almës dhe fshiu të gjitha bisedat"/ Gazetarja zbulon detaje nga tragjedia në Shkodër: Erdgysi i dërgoi një mesazh kunatës...

Historia e panjohur dhe tragjike e vrasjes me tank të dy shokëve nga Shkodra në 1983

E trishtë, ndërron jetë në aksident Ildi Pajtoni